SEVILLA - LEICESTER
Vardy shënon, Leicesteri shpreson ende
22 February, 2017 @22:38
Në ndeshjen e zhvilluar mes kampionit në fuqi të Europa Leagues dhe kampionit në fuqi të Anglisë, fituese doli skuadra spanjolle.
Ndeshja filloi furishëm për Sevillën, të cilët me futboll të shpejt shfaqën në pah mbrojtjen tejet të ngadalshme të kampionit anglez dhe që në minutën e 14’ e fituan një penallti. Kjo penallti, e ekzektuar nga Correa, u prit nga danezi Schmeichel, i cili nuk e lejoi disavantazhin e hershëm të skuadrës së tij.
Gjithsesi, sulmet e andaluzianëve vazhduan dhe goli i epërsisë erdhi në minutën e 25’, moment në të cilin Sarabia shënoi një gol të bukur me kokë pas krosimit nga Escudero. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë gjithashtu filloi me sulmet e skuadrës spanjolle dhe goli i dytë erdhi nga Correa, njeriu që e shpërdoroi penalltinë në pjesën e parë.
Por, kampioni anglez nuk u dorëzua dhe përmes Jamie Vardyt arriti ta ngushtojë rezultatin në 2-1, rezultat i cili e mban në lojë Leicesterin, të cilit i mjafton një fitore minimale 1-0 për kualifikim në ndeshjen e kthimit në ‘King Power Stadium’.
All Goals & highlights HD - Sevilla 2-1… by footballderby