DEBUTIMI I SHPRESËS
Loti Celina debuton me 16 vjet për Stromsgodsetin
Fotografitë dhe teksti: dt.no / Përkthimi: Borozani.com
22 February, 2017 @8:29
Futbollisti i shpresave të përfaqësueses së Kosovës, Loti Celina, ka bërë debutimin jozyrtar për ekipin e parë të Stromsgodsetit dje pasdite.
Ai është futur në lojë për të zëvendësuar Mounir Hamoudin në gjysmë të lojës. Ndërsa gjatë miqësores që ekipi i tij e luajti me ekipin kinez Hebei, ai ka pasur punë me Ezequiel Lavezzin!
“Ka qenë e veçantë. Ishte shumë mirë. E njoh kush është, ka qenë mrekulli. Ai është shumë lojtar i mirë,” ka thënë Celina 16 vjeç, mbrojtës krahu, për mediat norvegjeze që kanë përshkruar gjërë debutimin e tij jozyrtar për Strosmgodsetin.
Për më tepër Loti (që është vëllau i vogël i lojtarit të Manchester Cityt, Bersant Celina) ka debutuar në këtë ndeshje në përballjen që ekipi i tij e zhvilloi ndaj ekipit të drejtuar nga Manuel Pellegrini.
E ka qenë pikërisht Pellegrini që i kishte mundësuar debutimin Bersantit në Premier Ligë dhe FA Kupë të Anglisë.