KUPA E KOSOVËS
Trepça, çerekfinalistja e fundit
21 February, 2017 @19:56
Ndeshja e cila nuk u zhvillua në fundjavë për shkak të motit të keq, Flamurtari vs. Trepça, u zhvillua sot në qytetin e Ferizajit.
Fituese nga ky takim doli skuadra e Trepçës, e cila e siguroi biletën e fundit për çerekfinalet e Kupës së Kosovës.
Koha e rregullt u mbyll 0-0 e me rezultat të njëjtë kaloi edhe koha shtesë, ndërsa nga penalltitë më të mirë u treguan mitrovicasit, të cilët fituan 5-4 dhe e siguruan çerekfinalen.
Përveç Trepçës, në çerekfinale janë plasuar edhe Trepça ‘89, Llapi, Ferizaji, Drenica, Prishtina, Besa dhe Liria. Shorti për çiftet çerekfinale mbahet të premten.