HAPET RASTI
Portieri Shaw në disciplinoren e lojërave të fatit
21 February, 2017 @14:39
Portieri rezerv i Sutton United (ekip i National League, liga e pestë angleze), Wayne Shaw, që u bë i famshëm me peshën e tij dhe mundësinë e ekipit të luaj ndaj Arsenalit në kuadër të FA Kupës, pritet të futet në Komisionin Disciplinor (KD) për lojëra të fatit nga Federata e Anglisë (FA).
Shaw 46 vjeç ka ngrënë një ushqim të shpejtë gjatë ndeshjes së djeshme Sutton-Arsenal. Në kohën derisa ai e hante atë, trajneri i ekipit nuk kishte mundësi ndërrimi lojtarësh më, pasi i kishte kryer 3 ndërrime.
Por, një bastore që ishte sponzore e lojës së Suttonit ka ofruar bast 8/1 për Shawin që do të hajë diçka gjatë ndeshjes.
“Disa djem më thanë ‘A do të hash diçka gjatë ndeshjes sepse të kanë vënë në bastore?’, e unë ua ktheva: ‘S’e di. Tërë ditën s’kam ngrënë asgjë, ndoshta më vonë,” ka treguar Shaw për mediat britanike.
“Me siguri dikush e ka luajtur këtë opcion. Por, ne lojtarët nuk guxojmë të bastojmë,” ka bërë të ditur portieri i Suttonit.
Arsenal mposhti Suttonin 2-0 ndërsa, FA ka bërë të ditur se lojtarët nuk duhet të: lejojnë, bëhen shkak ose mundësojnë, që sjellja/loja e tyre të jetë opcion për dikë që të përfitojë nga ajo.
“Jemi duke hulumtuar rastin ashtu që të shikojmë se a ka thyerje rregullash të FA që lidhen me bast, në këtë rast,” ka thënë zëdhënësi i FA, shkruan Eurosport.
✅ Back-up keeper
— BT Sport Football (@btsportfootball) February 20, 2017
✅ All three subs made
✅ Time for a pie
Tuck in, Wayne Shaw! #EmiratesFACup pic.twitter.com/gjQWLzugVx