PARA NDESHJES: BAYER - ATLETICO
A do të kenë gjermanët fuqi?
21 February, 2017 @12:37
Dueli i sotëm i Ligës së Kampionëve vë përballë Bayer Leverkusenin dhe Atletico Madridin.
A do të kenë fuqi gjermanët që të bëjnë diçka ndaj nënkampionit aktual të Europës, do të shihet sonte.
“Ne dëshirojmë që t’ua mundësojmë një show tifozëve tonë,” ka thënë para ndeshjes trajneri i ‘aspirinëve’ Schmidt.
Por, Atletico në ndeshje të tilla vështirë befasohet.
PIKAT KRYESORE:
-Atletico ka mposhtur Bayerin me penallti në të tetën e finales të stinorit 2014/15 të Ligës së Kampionëve.
-Bayer është eliminuar në katër rastet e fundit në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
-Atletico është mposhtur vetëm njëherë në 4 vizitat e fundit në Gjermani.
-Hakan Çalhanoglu është i suspenduar te Bayer, ndërsa te Atletico të lënduar janë Juanfran, Diego Godin dhe Tiago.
Bastoret favorizojnë Atleticon si mysafire me kuotë 2.6, ndërsa barazimi, por edhe fitorja e Bayerit llogaritet 3.1.