PRISHTINA
Lëndimi i Currit nuk është serioz
20 February, 2017 @18:13
Pasi u detyrua të largohej nga loja për shkak të lëndimit në takimin ndaj Vëllaznimit, duket se Debatik Curri ka shpëtuar pa lëndim serioz.
Nga faqja zyrtare e Prishtinës është bërë e ditur se lëndimi i Currit nuk është serioz dhe lojtari në fjalë po tenton maksimalisht që të jetë i gatshëm për xhiron hapëse të stinorit pranveror. Ndeshjen e parë Prishtina e luan ndaj skuadrës së Ferizajit.