MILAN - FIORENTINA

Milani mposht Fiorentinën, 4 pikë larg Europës
19 February, 2017 @22:45
Edhe pse me bindje mund të thuhet që Milani u dëmtua nga gjyqtarët në pjesën e parë, me disa vendime kontraverse te disa pozicione jashtë loje, kjo nuk ndikoi në epilogun përfundimtar të takimit, epilog i cili e tregon fitimtar Milanin e Montellës, skuadër kjo që sonte e mposhti Fiorentinën me rezultat 2-1.
Golat e fitores për Milanin erdhën nga Kucka dhe Deulofeu, kurse mysafirët golin e vetëm e shënuan përmes Kalinicit.
Kjo fitore bën që Milani të ngjitet mbi Fiorentinën dhe të jetë 4 pikë larg pozitave evropiane.