KONFIRMOHET

Besart Berisha mund të debutojë ndaj Islandës
20 February, 2017 @14:01
Golashënuesi më i mirë në histori të elitës së futbollit australian, Besart Berisha, mund të debutojë për Kosovën në përballjen që reprezentacioni në fjalë e zhvillon ndaj Islandës gjatë muajit të ardhshëm.
Njoftimin e ka bërë të ditur Supersport pak më parë, ndërsa Berisha që ka pranuar më parë të veshë fanellën e Kosovës mund të jetë në fushë më 24 mars 2017 kur ‘Dardanët’ presin islandezët në Shkodër.