SHORTI I KUPËS
BOROZANI/ A. Paçarizi
Caktohet data e shortit për çerekfinale të Kupës
20 February, 2017 @12:22
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) sot përmes një njoftimi ka bërë të ditur se shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll do të mbahet të premten më 24 shkurt 2017 në orën 13:00 në zyret e FFK-së.
Çerekfinalen e kanë siguruar: Llapi, Besa, Liria, Prishtina, Trepça’89, Drenica dhe Ferizaji, ndërsa nesër përcaktohet edhe ekipi i fundit çerekfinalist në përballjen mes Flamurtarit dhe Trepçës, që u shtye për shkak të rreshjeve të borës.