PARA NDESHJES: SEVILLA - LEICESTER
Leicesteri dyfytyrësh, ndaj Sevillës në formë
22 February, 2017 @14:23
Edhe pse në Premier Ligë nuk po kalon kohëra të mira, kampioni aktual i Anglisë ka thyer rekorde për ekipet angleze në Champions Ligë këtë stinor.
Janë kualifikuar si të parët në grup, ndërsa thuhet që ekipi të ketë detyrë primare Ligën e Kampionëve që të fitojë sa më shumë të ardhura.
Sevilla në anën tjetër me Jorge Sampaolin është bërë një ekip i frikshëm dhe tashmë po e tregon veten në Ligë të Kampionëve, La Liga dhe ka lënë trofetë radhazi të Europa Ligës.
PIKAT KRYESORE:
-Sevilla nuk ka arritur çerekfinalet e Kupës/Ligës së Kampionëve që nga stinori 1957/58;
-Leicester asnjëherë në histori nuk ka arritur të sigurojë fazën pranverore, deri tash;
-Leicester në të gjitha garat, në 8 ndeshjet e fundit ka regjistruar 6 disfata.
-Slimani dhe ëague, mungesat te ekipi anglez; Mercado, Tremoulians dhe Pareja, mungojnë te ekipi spanjoll.
Bastoret e kanë shpallë favorit absolut Sevillën me koeficient 1.36, ndërsa fitorja e Leicesterit kuotohet 9.5, e barazimi 5.25.