FOTOGRAFI
FSHF prezenton fanellat e reja të kombëtares
22 February, 2017 @10:35
Përmes një ceremonie, ku ka kujtuar vitet e kaluara dhe fanellat e hershme, FSHF ka prezentuar fanellat e reja të kombëtares shqiptare për të gjitha grupmoshat dhe gjinitë.
Macron ka bërë të ditur se Shqipëria është vendi i parë që e ka sponzorizuar për fanella të reprezentacionit dhe është i lumtur me vazhdimin e kontratës.
Për herë të parë kuqezinjtë do t’i bartin këto fanella në duel ndaj Italisë, në Palermo, më 24 mars, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018.