PARA NDESHJES: PORTO - JUVENTUS
Allegri e cilëson tejet të vështirë misionin në Porto
22 February, 2017 @13:05
Përkundër se para ndeshjes, Massimilano Allegri, kryetrajner i Juventusit, ka thënë se Juventusit i ka rënë në short kundërshtari më i padëshiruar, bianconerët pritet të kalojnë pa problem Porton.
Ndërsa deklarata e Allegrit është ndoshta më shumë çështje motivi për lojtarët e tij, që po fitojnë pa problem në Serie A.
Porto, nuk është për tu nënçmuar fare, por s’besohet që do t’i mund t’i bëj ballë Juventusit.
PIKAT KRYESORE:
-Në tre ndeshjet e kaluara, Porto nuk ka arritur fitore ndaj Juventusit;
-Në 6 ndeshjet e fundit, Porto nuk është mposhtur ndaj rivalëve italianë;
-Juventus ka fituar të gjitha ndeshjet si mysafir këtë stinor në Ligë të Kampionëve
-Ndeshja e radhës, më 14 mars në Torino.
Bastoret favorit absolut e shpallën Juventusin, që si mysafir ka kuotën 2.45. Barazimi është 3.1, ndërsa fitorja e Portos 3.3.