GJATË CEREMONISË
Duka mesazh lojtarëve: Festa ka mbaruar
22 February, 2017 @11:11
Gjatë ceremonisë së prezentimit të fanellave të reja të kombëtares, kreu i FSHF-së, Armand Duka, ndër të tjera u ka përkujtuar lojtarëve të kombëtares se festa e kualifikimit në EURO ka mbaruar.
Ai ka thënë se lojtarët duhet të tregojnë më shumë veten në fushë për të arritur rezultate, përkundër grupit të vështirë që kanë kuqezinjtë drejt Kampionatit Botëror, Rusia 2018.
“Festa ka mbaruar. Mbase lojtarët ende s’e kanë kuptuar. Lufta tjetër ka filluar. Kuptohet, luftë sportive. Duhet kuptuar ndryshe këtë, duhet djeristur më shumë fanellën,” ka thënë Duka sot.