PORTO - JUVENTUS
Epërsi e dyfishtë, Juve pranë çerekfinales
22 February, 2017 @22:36
Dueli portugezo-italian, duel i cili vuri përballë ndoshta për të fundit herë dy ikonat e portave të shekullit XXI, Iker Casillas dhe Gianluigi Buffon, u mbyll me fitoren e Juventusit.
Pjesa e parë filloi me lojë të kujdesshme nga të dyja skuadrat, ndërsa kahje tjetër ndeshjes i dha Alex Telles, lojtari i cili në mënyrë totalisht amatore u ndëshkua me 2 kartonë të verdhë brenda 2 minutave, për ta lënë Porton me 10 lojtarë në fushë dhe për t’i mundësuar Juventusit avantazh numerik të lojtarëve. Me t’u larguar Telles, dominimi i torinezëve filloi.
Fillimisht, ‘Zonja e Vjetër’ rrezikoi me gjysmëraste të Khediras me kokë e Pjanicit nga distanca, ndërsa rastet filluan të shpeshtoheshin gjithnjë e më tepër. Në fundin e pjesës së parë, dy argjentinasit, Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala, ishin fare pranë golit. Të parin e ndali portieri Casillas, kurse i dyti u ndal nga pingula e djathtë e portierit spanjoll dhe pjesa e parë u mbyll 0-0.
E në pjesën e dytë, Porto nuk rezistoi dot me 10 lojtarë. Torinezët e vazhduan dominimin dhe golat erdhën pas minutës së 70’. Fillimisht për 0-1 shënoi i inkuadruari nga banka rezervë, Pjaca, e më pas për 0-2 shënoi braziliani Dani Alves vetëm 2 minuta më vonë, për të krijuar kështu një epërsi solide para ndeshjes së kthimit në ‘Juventus Stadium’. Ky ishte goli i parë i kroatit Pjaca që nga transferimi i tij te Juventusi.
Duke e njohur Juventusin dhe lojën e tij në shtëpi, mund të thuhet që kjo skuadër është pothuajse në çerekfinale.
All Goals & Highlights HD - Porto 0-2 Juventus… by arcturusmedia33