LEICESTER CITY
Shkarkohet Ranieri!
23 February, 2017 @21:31
Një ditë pas humbjes 2-1 nga Sevilla, Claudio Ranieri ka marrur lajmin se ai nuk është më trajner i Leicester Cityt!
298 ditë pasi që e shpalli kampion në mënyrë historike klubin e Leicester Cityt, Ranieri është shkarkuar nga bordi i këtij klubi. Skuadra kampione në fuqi e Anglisë po lufton për mbijetesë këtë edicion të Premier Leagues, ndërsa bordi nuk ka pasur durim më tepër dhe ka vendosur ta shkarkojë italianin.
Trajneri i ri i skuadrës nuk është bërë i ditur ende.