KUQEZI

Mund të rikthehet në kombëtare
3 April, 2014 @16:09
Kombëtarja e Shqipërisë i ka kthyer sytë kah Besart Berisha. Stafi i kuqezinjëve është duke negociar me sulmuesin 28 vjeçar, për një rikthim të mundshëm të tij në kombëtare.
Berisha, i cili luan aktualisht për skuadrën australiane Brisbane Roar, një kohë të gjatë nuk është grumbulluar me kombëtaren, kryesisht për shkak të distancës së madhe që duhet ta kaloj për të udhëtuar nga kontinenti i largët i Australisë.
10 ditë kohë për të menduar!
Sipas të përditshmes Panorama Sport, stafi i kombëtares po planifikon të gjejë zgjidhje për çështjen e Berishës duke e ftuar atë vetëm në ndeshjet zyrtare, veprim ky i njëjtë sikurse me rastin e Hamdi Salihit derisa luante në Kinë.
Ndërsa kjo gazetë mëson se Berisha, i cili ndihej i nderuar për interesimin e kombëtares, ka kërkuar dhjetë ditë kohë për t’u menduar pasi që nuk është i sigurtë nëse do të ketë mundësi të rikthehet apo jo në kombëtare.
Shqipërisa megjithëse ka opcione në sulm si Hamdi Salihi, Edmond Kapllani, Armando Sadiku, Edgar Çani e Bekim Balaj, në të shumtën e rasteve ka vuajtur për një sulmues të spikatur që di të realozoj gola dhe njëkohësisht të dribloj me top, ndërsa Berisha shihet si zgjedhja më e mirë për këtë.