PARC DES PRINCES

FIFA
Parisi godet Chelsean
2 April, 2014 @22:40
Skuadra parisiene i ka dhënë një goditje të rëndë Chelseat sonte para ndeshjes së kthimit në Stamford Bridge.
Paris St Germain ka arritur të shënojë fitore 3-1 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë të përballjes së tyre në çerekfinale.
Ezequiel Lavezzi ka hapur serinë e golave për kampionin françez, derisa Eden Hazard ka barazuar për të shkuar në pushim 1-1.
Mirëpo, me të filluar pjesa e dytë françezët shihej se dëshironin të shfrytëzonin plotësisht atmosferën e krijuar në Parc des Princes, që edhe e kanë arritur në fund duke shënuar edhe dy herë për përfundimtaren 3-1.
Ka qenë David Luiz me autogol, derisa krejt në fund, zëvendësuesi Javier Pastore ka vulosur fitoren e madhe parisiene me golin e tij në sekondat e fundit të takimit.
Chelsea tani duhet të kalojë një mal të tërë për të zënë vend në katërshen më të mirë europiane të këtij stinori.