PORTUGEZI

REUTERS
Coentrao, në radar të Milanit
2 April, 2014 @14:56
Me largimin e mundshëm të krahut, Ignazio Abate, Milan do t’i gjuhet Fabio Coentraos së Real Madridit, kanë raportuar mediat italiane sot.
Në Itali kanë filluar spekulimet lidhur me kalimin e mundshëm të Abates drejt Lazios dhe një gjë të tillë po e do edhe vetë lojtari.
Kështu, derisa spanjollët e Real Madrid, janë duke e kërkuar shitjen e mbrojtësit të tyre, Fabio Coentrao, Milan është duke e vëzhguar me kujdes situatën e tij.
Sipas raportimit të Foot Italia, Clarence Seedorf ka informata të sigurta se Coentrao gjithmonë do të jetë rezervë e Marcelos në Real Madrid dhe për këtë arsye një kalim i tij te Milani do të jetë shumë i arsyeshëm.
Faqja sportive gjithashtu përmend edhe interesimin e Manchester United për portugezin në fjalë, mirëpo, besohet se Milan do të jetë më atraktiv për atë.