ROMA

REUTERS
Me fitore, shtojnë presionin ndaj Juves
2 April, 2014 @21:06
Roma ka shkatërruar Parmën në ndeshjen e shtyer për shkak të shiut të madh të muajit shkurt që u luajt sonte. Giallorossët kanë arritur që brenda 50 minutave të para të lojës të shënojnë hiç më pak se tre herë në portën e ‘qumështorëve’ për t’ia shtuar presionin Juventusit lider.
Dallimi shtatë xhiro para përfundimit të Serie A-së është 8 pikë, ku Juventus mban lidershipin me 81 pikë, derisa Roma e ndjek me 73.
Ish lojtari i Arsenalit, Yao Gervinho ia nisi serisë së golave për ekipin e Rudi Garcia, që u vazhdua nga kapiteni legjendar Francesco Totti, pastaj Miralem Pjanic dhe Rodrigo Taddei në fund, para se françezi Jonathan Biabiany të vendos përfundimtaren 4-2 në të mirë të romakëve.
Rezultatet dhe tabela aktuale.