Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILAN

Besart Krivanjeva shtesë e re te Gjilani

Besart Krivanjeva shtesë e re te Gjilani


21 June, 2022 @12:07

Ka nisur periudha e Zekirija Ramadanit te Gjilani dhe tashmë lëvizjet vecse kanë nisur të zyrtarizohen.

Ish-futbollisti i Egnatias në Superiore, Besart Krivanjeva, është anëtar i ri i Gjilanit, ka bërë të ditur pak më parë klubi gjilanas.

Ramadani ka drejtuar Egnatiën në stinorin e kaluar, duke ua shpëtuar stinorin në Superiore.

Besart Krivanjeva

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Besart Krivanjeva. 26 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e skuadrës së Engatias në kampionatin shqiptar, derisa më parë ka mbrojtur ngjyrat e dy skuadrave nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupit dhe Metalurgut,” ka shkruar SC Gjilani në njoftim.

Sipas njoftimit, Krivanjeva ka nënshkruar kontratë 2+1 vjecare me Gjilanin, ndërsa ai do të jetë i gatshëm të për të qenë në fushë me ekipin, duke filluar nga korriku kur nisin aventurat evropiane të klubeve kosovare.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga