Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I STAMBOLLIT

Besiktas me 10-lojtarë bën përmbysjen e madhe ndaj Fenerbahçes

Besiktas me 10-lojtarë bën përmbysjen e madhe ndaj Fenerbahçes


2 April, 2023 @21:35

Skuadra e Besiktasit i ka dhënë një goditje të madhe Fenerbahçes sonte në derbin e Stambollit, ndërsa ka festuar në fund të ndeshjes pas një rikthimi të madh të bërë me 10-lojtarë, për fitoren: Fenerbahçe 2-4 Besiktas [Valencia 41pen., Kahveci 90+5 - Tosun 58, 62, Redmond 75, Aboubakar 90+1].

Vendasit kishin marrë epërsinë në pjesë të parë nga penalltia e realizuar prej Ener Valencias, ndërsa pjesa e dytë nisi edhe më mirë për ta. Welinton mori kartonin e dytë të verdhë (51’) dhe la Besiktasin me 10 lojtarë në fushë. Valencia dështoi të shënonte nga penalltia për Fenerbahçen.

Pesë minuta më vonë, gjithçka ndërroi në fushë. Cenk Tosun barazoi për Besiktasin, ndërsa pasoi edhe një gol i tij i shpejtë për epërsi. Edhe pse ishin me 10-futbollistë në fushë, ekipi i Senol Gunesit vazhdoi dominimin dhe shënoi edhe dy herë deri në fund, kur Nathan Redmond dhe krejt në fund Vincent Aboubakar çuan në delirium tifozët mysafir në Sukru Saraçoglu.

Ilhan Kahveci uli epërsinë në fund, për përfundimtaren 2-4, ndërsa ekipi i Jorge Jesusit tash mbetet 9 pikë larg liderit Galatasaray (63p.) Besiktas në anën tjetër ka arritur në 52 pikë, në vend të tretë, dy më pak sesa Fenerbahçeja që është e dyta.


 
Të gjitha lajmet nga