Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HASI I KTHEHET BELGJIKËS!

Besnik Hasi emërohet kryetrajner i Mechelenit

Foto: kvmechelen.be/

Besnik Hasi emërohet kryetrajner i Mechelenit


9 November, 2023 @16:50

Skuadra belge, Mechelen, ka emëruar dje edhe zyrtarisht Besnik Hasin si trajner të ri të ekipit. Ish-trajneri i Anderlechtit, Legias dhe Olympiacosit ndër të tjera ka nënshkruar kontratë me ekipin e Mechelenit deri në fund të stinorit 2023/24.

Mechelen e ka quajtur me rëndësi emërëimin e tij në krye të shtabit teknik, pasi që ai e njeh mirë ligën belge, ku ka luajtur dhe ka punuar si ndihmës e më pas edhe trajner i parë.

Besnik Hasi @ Mechelen

Trajneri 51-vjeç i lindur në Gjakovë është bërë edhe kampion i Belgjikës me Anderlechtin, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë me kombëtare për të cilët ka luajtur 47 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Mechelen përndryshe nuk është duke kaluar momente të mira në elitën belge, derisa është i 14-ti në renditje nga 16 ekipe sa garojnë aty. Mechelen ka 12 pikë nga 13 xhiro të luajtura.


 
Të gjitha lajmet nga International