Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EREDIVISIE: AJAX NË KËRKIM TË KËNDELLJES!

Kriza në Ajax, largohet trajneri

Kriza në Ajax, largohet trajneri


24 October, 2023 @11:10

Vetëm katër muaj ka zgjatur aventura e trajnerit të Ajaxit Maurice Steijn në krye të ekipit më të famshëm holandez. Ai erdhi në krye të ekipit katër muaj më parë, ndërsa kishte nënshkruar kontratë 3-vjeçare me ekipin.

“Kryetrajneri Maurice Steijn me marrëveshje ndërpren bashkëpunimin me klubin, pas vetëm katër muajsh qëndrimi në detyre,” shkruanin ndër të tjera titujt e mediave të ndryshme evropiane lidhur me rastin.

Starti i dobët i stinorit ka bërë që 36-herë kampioni i Holandës të ketë një fitore në shtatë ndeshjet e fundit, ndërsa aktualisht janë të parafundit në renditjen tabelare.

Në faqen zyrtare të klubit, drejtori sportiv i ekipit Jan van Halst ka bërë ët ditur arsyen e ndërprerjes së bashkëpunimit. “Kemi punuar intenzivisht dhe profesionalisht bashkë në muajt e kaluar. Por, na mungonin rezultatet sportive dhe të zhvillimit. Për këtë arsye mbajtëm edhe mbledhje. Maurice shprehu mendimin e tij se nëse është njeriu i duhur për këtë pozitë. Bashkë, vendosëm që më së miri t’i ndajmë rrugët. Hedëiges Maduro do të drejtojë ekipin në periudhën tranzitore.”

Vetë Steijn gjithashtu ka qenë plotësisht i qartë në deklaratë, ndërsa ka thënë se kanë marrë vendimin më të mirë për Ajaxin. “U ulëm me Bordin, vazhduam mbledhjet edhe pasdite. Erdhëm në përfundim se më e mira për Ajaxin është që t’i ndajmë rrugët, edhe pse më vjen keq. Secili e di, bashkë me mua, se kam bërë gjithçka për të kthyer Ajaxin aty ku e ka vendin. Por, s’arrita. Dua t’i falenderoj tifozët dhe njerëzit me të cilët kam punuar këtu. Shpresoj që do të kthehen aty ku e kanë vendin, shpejt.”

Kanë kaluar nëntë xhiro në Eredivisie, ndërsa Ajax ka zhvilluar shtatë ndeshje, duke regjistruar një fitore të vetme, karshi dy barazimeve dhe katër humbjeve. Në total ekipi ka 5 pikë, në pozitën e 17, të parafundit, një më shumë sesa Volendam i fundit në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga International