Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZVICËR

Kriza e madhe e Baselit! Pa gola në tetor dhe të fundit në renditje

Kriza e madhe e Baselit! Pa gola në tetor dhe të fundit në renditje


1 November, 2023 @0:12

FC Basel, njëri ndër ekipet më të fuqishme të Zvicrës në dekadat e fundit, është në pozitën e fundit të renditjes tabelare në Superligën zvicerane. Ata çdo muaj kërkonin vota nga ndjekësit për golin më të bukur të muajit. Në tetor, Basel nuk shënoi asnjë gol, derisa pësoi në të katër duelet e zhvilluara të tetorit dhe këtë muaj nuk ka votim për golin e muajit - pasi që ekipi nuk ka shënuar asnjë gol!

Basel në tetor është mposhtur në katër ndeshjet e zhvilluara në Superligën zvicerane, së pari pësoi nga St Lausanne-Ouchy 0-3 si vendas, pastaj si mysafir nga Young Boys 3-0, si vendas nga Servette 0-1 dhe së fundi më datën 29 tetor nga Laussane Sport 3-0.

Aktualisht, Basel është i fundit në renditjen tabelare të Superligës zvicerane me 5 pikë nga 11 ndeshje të luajtuara në stinorin 2023/24.


 
Të gjitha lajmet nga International