Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Besnik Hasi kandidat për Fenerbahçen

Besnik Hasi kandidat për Fenerbahçen


9 July, 2020 @11:59

Ish kapiteni i kombëtares shqiptare dhe trajneri i disa skuadrave evropiane, Besnik Hasi, është kandidat për të marrë drejtimin e ekipit turk ku luan futbollisti i Kosovës Vedat Muriqi, Fenerbahçe.

Sipas Fotosporit turk, Hasi që është aktualisht duke punuar si trajner në Arabinë Saudite, është në listën e ngushtë të trajnerëve që po shikon klubi nga Stambolli për stinorin 2020/21 bashkë me trajnerët Okan Buruk dhe Erol Bulut.

Gjakovari 48-vjeçar është i interesuar për të marrë detyrën e trajnerit të kanarinave, ndërsa ende nuk ka nisur stërvitjet me ekipin e tij Al Riad për këtë arsye.

Kjo nuk është hera e parë që ekipet e mëdha të Turqisë po interesohen për Hasin, pasi që më parë interesim për te kishte shprehur edhe Galatasaray, disa vite më parë.


 
Të gjitha lajmet nga International