Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RENOVON KONTRATËN

Betim Haxhimusa vazhdon me Ferizajin

Betim Haxhimusa vazhdon me Ferizajin


13 June, 2023 @20:28

Futbollisti i Ferizajit, Betim Haxhimusa, ka vazhduar kontratën me klubin edhe për një stinor, ka bërë të ditur FC Ferizaji në një njoftim të lëshuar pak më parë.

Haxhimusa që shënoi pesë gola për Ferizajin në stinorin 2022/23 pritet të jetë ndër lojtarët më me përvojë në skuadër, ndërsa ekipi sot emëroi edhe Ismet Munishin trajner, në atë që është thënë për ritkhim të menjëhershëm në Superligë.

Qendërsulmuesi këmbëshpejt Haxhimusa, me 31-vjetët e tij para se të kthehet në Ferizaj ka qenë pjesë e Dritës dhe Gjilanit, ndërsa një kohë ka luajtur edhe për Prishtinën. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga