BILETAT PËR NDESHJEN BALLKANI-ZALGIRIS

Biletat Ballkani-Zalgiris, nesër në shitje
27 June, 2022 @20:16
FC Ballkani ka bërë të ditur para pak çastesh, se prej nesër 28 qershor, dalin në shitje online biletat e ndeshjes së parë të tyre ndërkombëtare, Ballkani - Zalgiris.
Ballkani për herë të parë luan në gara ndërkombëtare dhe atë në rrethin e parë për kualifikime në Ligë të Kampionëve, ndërsa sa i përket çmimit dhe linkut ku mund të blihen biletat, njoftimi i plotë do të dalë nesër, kanë bërë të ditur në njoftim suharekasit.