MIQËSORJA

BOROZANI/Erdis Driza
Biletat për Kosova-Senegali, në shitje
29 April, 2014 @22:54
Federata e Futbollit të Kosovës ka nxjerrë në shitje biletat për miqësoren e parë të Kosovës që do të luhet jashtë vendit, ndaj Senegalit në Zvicër.
Ndeshja e paracaktuar të zhvillohet më 25 maj në Gjenevë të Zvicrës, tashmë është konfirmuar dhe biletat për këtë ndeshje mund të blihen nga bashkatdhetarët në Zvicër dhe ata që dëshirojnë të udhëtojnë për në Gjenevë.
Bileta më e lirë për këtë ndeshje kushton 29 franga zvicerane, derisa më e shtrenjta 79 franga, ka thënë menaxheri i kompanisë, AT&Event, Agron Selimi, njofton Express.
Biletat Online mund të blihen edhe nga faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës.