PARA FESTËS
Biletat, shiten nga e mërkura
9 November, 2015 @9:15
Interesim i madh për ndeshje, por biletat dalin në shitje vetëm dy ditë para lojës.
Kosova pret Shqipërinë e kualifikuar për në EURO 2016 të premten në përballjen që nis në ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë.
Edhepse biletat dalin në shitje pasnesër, çmimet e biletave do të jenë të njejta sikurse në miqësoren e kaluar ndaj Guinesë Ekuatoriale.
Për këtë përballje biletat prapa portave kanë kushtuar 3 euro, në Lindje 7 euro dhe pjesën Perëndimore të stadiumit 10 euro, ka bërë të ditur Koha Ditore sot duke u bazuar në fjalët e kreut të FFK-së, Fadil Vokrri.