SAMI SERMAXHAJ
Mungoi konkretizimi i rasteve
8 November, 2015 @21:30
Sami Sermaxhaj për herë të dytë prej se erdhi në bankë të Prishtinës, u mposht. Prishtina po kalon fazë pakuptueshëm të dobët në Superligë dhe tashmë disfata nga Llapi e rëndon edhe më këtë.
“Iu qasëm me seriozitetin më të madh ndeshjes, por goli në fillim na ç‘orientoi disi. Pastaj u angazhuam për të barazuar, krijuam raste, por konkretizimi mungoi. E kur mungon konkretizimi, pëson. Edhe aspekti psikik ndikoi, pasi që nuk gjetëm forcë për t’u rikthyer,” ka thënë ai pas ndeshjes për faqen zyrtare të Prishtinës.
Prishtina aktualisht është në pozitën e dhjetë të Superligës me vetëm 3 fitore nga 14 ndeshje deri tash. Sermaxhaj zëvendësoi Ramiz Krasniqin në detyrën e trajnerit të bardhekaltërve. Ai deri më tani ka regjistruar 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje me Prishtinën.