TAHIR BATATINA
Llapi lufton për titull
8 November, 2015 @22:04
Kryetrajneri i ekipit të Llapit, Tahir Batatina, është i vendosur. Fjalën e ka thënë më heret, ndërsa e ka përsitur edhe sot pas fitores ndaj Prishtinës.
“Llapi do të vazhdoj të luftoj për kreun e tabelës dhe vetë titullin e kampionit, këtë e kam deklaruar qysh në fillim të sezonit dhe besoj se e kemi dëshmuar si me punë ashtu edhe me rezultate,” ka thënë ai për faqen zyrtare të Prishtinës pas ndeshjes së sotme të cilën ekipi e tij e fitoi 2-0.
Llapi stinorin e kaluar erdhi në Superligë pas një dekade mungesë. Ndërsa fitoret ndaj Prishtinës për këtë ekip janë tepër të rralla. Edhe kjo fitore e tyre do të mbahet mend gjatë, pasi që është vetëm fitorja e dytë ndaj Prishtinës në futbollin e pasluftës.
Sidoqoftë, historia me një anë, Llapi është aktualisht në vend të dytë të klasifikimit me tetë fitore të shënuara nga 14 ndeshje të zhvilluara, derisa në gjashtë ndeshje nuk kanë pranuar gol.