SKENDERAJ
Bledar Devolli nis menjëherë punën te Drenica
26 October, 2020 @21:01
Vetëm një ditë pasi u prezantua si trajner i ri i skuadrës, Bledar Devolli ka nisur punën te Drenica.
Fadil Rama kishte dhënë dorëheqje nga klubi menjëherë pas humbjes së fundit nga Drita.
Drenica kishte pranuar dorëheqjen e tij dhe në vend të tij emëroi gjirokastritin Devolli.
E ky i fundit sot pas prezantimit para bordit dhe futbollistëe, ka mbajtur edhe stërvitjen e parë me ekipin e tij të ri.
Përndryshe për Devollin 42-vjeçar kjo nuk është aventura e parë kosovare. Ai vite më parë ka drejtuar edhe skuadrën e KEK-ut nga Obiliqi, ndërsa tash do të ketë punë me kuqezinjtë e Skenderajit, që do të luftojnë për pozicionim sa më të mirë në tabelë.
Kujtojmë, ky është stinori i parë që Superliga e Kosovës ka 10 skuadra dhe dy prej të cilave bien direkt në Ligë të Parë, e skuadra që pozicionohet e teta në klasifikim do të luajë ndeshje barazhi për të shpëtuar stinorin në Superligë.