SHQIPËRI
‘Blindohen’ kuqezinjtë!
5 October, 2015 @19:53
Pjesa më e madhe e heronjëve të kombëtares kanë arritur në Durrës dhe tashmë Gianni De Biasi i ka marrë nën kontroll për stërvitjen e parë para ndeshjes vendimtare, por edhe historike ndaj Serbisë.
Hoteli ku ndodhen lojtarët e përfaqësueses është ‘blinduar’ në tërësi me kërkesë të italianit ashtu që futbollistët të përqëndrohen sa më mirë për ndeshjen.
Kapiteni Lorik Cana përkundër se ka pasur një lëndim të lehtë ka zhvilluar stërvitjet normalisht, derisa lojtarët që luajnë në ligën zvicerane bashkë me Etrit Berishën kanë pasur një stërvitje të lehtë, pasi që kanë qenë më të lodhur nga ndeshjet.