MEDIA
Matic dhe Ljajic, kritikohen
5 October, 2015 @14:47
Dy mesfushorët serb, Nemanja Matic dhe Adem Ljajic, janë kritikuar së fundi nga trajnerët e ekipeve të tyre përkatëse, kanë bërë të ditur mediat serbe, para ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Jose Mourinho, trajner i Chelseat, ka kritikuar Maticin për shkak të formës së keqe që po e kalon lojtari, prandaj i ka dhënë rast atij në ndeshjen e fundit vetëm nga minuta e 46-të e ndeshjes.
Në anën tjeëtr, Ljajic, që është si huazim te Interi nga Roma, gjithashtu është nën kritika të Roberto Mancinit. Mediat serbe bëjnë të ditur se Mancini ka qenë i frustruar me lojtarin të cilin e futi në lojë në minutat e fundit të ndeshjes, pasi që gjatë ngrohjeve të skuadrës ai më shumë bisedonte me Marcelo Brozovicin sesa që bënte ngrohjet e duhura.
“Ky nuk është lajm i mirë për përzgjedhësin Radovan Curic para ndeshjes me Shqipërinë, pasi që ata do të jenë me mendje te ekipet e tyre” ka konstatuar Sportski Zurnal në numrin e sotëm të gazetës.