UEFA
Lokomotiva në disciplinore
5 October, 2015 @17:04
Skuadra ruse, Lokomotiva Moska, mund të pësojë keq për shkak të sjelljeve raciste të tifozëve vendas në përballje me Skenderbeun në kuadër të Europa Ligës.
Në njoftimin e lëshuar nga UEFA, thuhet se është hapur procedurë disciplinore ndaj ekipit rus sipas nenit 14 të Regullores Disciplinore të UEFA-së për sjellje raciste, ndërsa më 15 tetor pritet të mirret vendimi përfundimtar për këtë rast.
Siç dihet, gjatë ndeshjes në Moskë ndërmjet Lokomotivës dhe Skenderbeut që u zhvillua më 1 tetor dhe përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të rusëve, tifozët vendas nuk janë ndalur fare gjatë gjithë ndeshjes duke bërë thirrje diskriminuese dhe mesazhe politike si “vritni shqiptarët”, “Kosova është Serbi” etj.