Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISH SULMUESI KUQEZI

Bogdani beson te rezultatet pozitive

LSA

Bogdani beson te rezultatet pozitive


30 September, 2014 @15:27

Njëri ndër sulmuesit më të mirë që ka pasur kombëtarja shqiptare, Erjon Bogdani,  është shprehur optimist para ndeshjeve të kuqezinjëve që luhen në tetor. 

Ai mendon se nëse të përzgjedhurit e Gianni De Biasit do të luajnë sikurse ndaj Portugalisë, mund të nxjerrin rezultate pozitive edhe ndaj Danimarkës dhe Serbisë. 

“Jemi absolutisht në një grup tepër të vështirë, por më mirë kështu, pasi që do të futemi në fushë në të gjitha ndeshjes si ndaj Portugalisë. Në prag kemi dy ndeshje të forta ndaj danezëve dhe serbëve, ndaj të cilave kam besim se mund të marrim rezultat nëse luajmë sikurse ndaj portugezëve,” është cituar të ketë thënë ish sulmuesi i Sienas dhe shumë ekipeve tjera në Serie A dhe B të Italisë, Bogdani, transmeton Panorama Sport sot. 

“Teorikisht nuk jemi favorit, pasi dihet forca e kundërshtarëve, por kam besim në përvojën e kombëtares dhe mund të vazhdojmë me surpriza,” ka shtuar Bogi. 

Shqipëria bashkë me Danimarkën janë lidere të Grupit I kualifikues për Kampionat Europian Franca 2016, pasi që kanë fituar ndeshjet e para. 

Shqipëria më 11 tetor takohet me Danimarkën në Elbasan, derisa tre ditë më vonë do të udhëtojë për në ndeshje me Serbinë. 


 
Të gjitha lajmet nga