CHAMPIONS

REUTERS/Arkiv
Bonuse për kampionët e ligave të forta
24 April, 2015 @15:46
Pak para se të hyjmë në muajin kur do të kuptojmë fituesin e këtij stinori të Ligës së Kampionëve, UEFA ka bërë të ditur se ka ndërruar rregullat për renditjen e vazove në prag të shortit për stinorin e radhës në Ligë të Kampionëve, 2015/16.
Deri sot, tetë ekipet bartëse të grupit janë përcaktuar sipas koeficientit të suksesit të ekipeve që publikohet nga UEFA, ku për shembull, Barcelonën e Real Madridin, ose Chelsean e Manchester Unitedin, asnjëherë nuk e keni parë në një grup.
Por, me sistemin e ri, kjo gjë shumë lehtë mund të ndodhë.
Çka ndërroi?
Tash e tutje UEFA do t’i rezervojë vendin e bartësit të grupit të Ligës së Kampionëve për kampionët e shtatë shteteve më të suksesshme në futbollin ekipor që janë: Spanja, Anglia, Gjermania, Italia, Portugalia, Franca dhe Rusia, shto këtu edhe mbrojtësin e titullit të Ligës së Kampionëve - që kompleton TOP 8 skuadrat, që do të jenë bartëse të grupeve për stinorin tjetër.
Si shembull: Chelsea mund të dalë kampion i Anglisë këtë stinor dhe të jetë bartës i një grupi në Ligë të Kampionëve stinorin tjetër, mirëpo, askush nuk i garanton Chelseat se aty nuk do të përballet me Manchester Unitedin/Arsenalin ose cilindo ekip tjetër anglez nëse do shorti. Ose Barcelona/Real Madrid (cilido që shpallet kampion) me Atletico Madrid mund të qëllojnë në një grup e kështu me radhë.