SHKRUAJNË MEDIAT BELGE
Brugge, kërkon Latifin e Skënderbeut
23 November, 2015 @9:13
Futbollisti i komëbtares U21 dhe i Skënderbeut, Liridon Latifi, është synim kryesor i kampionit të shumëfishtë dhe njërit ndër ekipet më të famshme të Belgjikës, Brugge.
Njoftimin e ka dhënë portali Voetbalprimeur duke shkruar se Brugge e sheh si përforcim të duhur për afatin kalimtar të janarit shqiptarin Latifi.
Latifi, që është ish lojtar i Prishtinës, llogaritet të jetë njëri ndër futbollistët kryesor të skuadrës kampione të Shqipërisë, që po shkruan historinë në futbollin shqiptar.