I LËNDUAR RËNDË, FUTBOLLISTI I GJILANIT U OPERUA
Operohet Haxhimusa
22 November, 2015 @19:52
Mesfushori i Gjilanit, Betim Haxhimusa, i lënduar rëndë dje pas ndeshjes ndaj Ferronikelit, pasi që u godit me lopatë dhe iu thye dora duke e mbrojtur kokën, është operuar sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, QKUK.
Haxhimusës gjatë operimit i janë futur vida për t’iu ngjitur ashti, ndërsa gjendja e përgjithshme e tij është mirë, ka raportuar Zëri sot.
Përndryshe, atë e kanë vizituar edhe drejtuesit e Ferronikelit sot në QKUK, derisa kapiteni i ekipit Behar Maliqi, i ka uruar shërim të shpejtë.
Video