DERBI I TAKOI VENDASVE DHE DIMËROJNË SI KAMPION
Ferizaji, kampion vjeshtor
22 November, 2015 @15:17
Skuadra e Ferizajit ka shënuar fitore tepër të rëndësishme sot në shtëpi, duke e mposhtur Trepçën e Mitrovicës me ç‘rast ka kaluar në krye të tabelës, ku edhe do të dimërojë si kampion vjeshte.
Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Enis Kuka me një shut spektakular që qëlloi portën e Enes Manxhollit në minutën e 20-të të ndeshjes nga afro 20 metra larg portës.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Ferizaji tashmë ka një pikë më shumë se KEK-u dhe Trepça dhe me një disfatë të vetme gjatë gjithë stinorit vjeshtor pret me gëzim pranverën në Ligë të Parë, duke qenë njëri ndër kandidatët kryesorë për rikthim në Superligë.