ME BARAZIM DALIN NGA FUNDI I TABELËS
Me barazim, dalin nga fundi
22 November, 2015 @14:49
Goli i Shend Kelmendit në minutën e 88-të të ndeshjes përveç që ka siguruar një pikë për Prishtinën, ka nxjerrë edhe ekipin nga fundi i tabelës.
Prishtina në fund ka barazuar 1-1 ndaj Vushtrrisë, që ka pasur raste të shumta për fitore në terrenin e vështirësuar për shkak të shiut në “Ferki Aliu”.
Vushtrria erdhi në epërsi përmes golit të Besart Veselit, që qëlloi prej 20 metrave portën e Alban Muqiqit, deri atëherë shumë të mirë.
Në fund, dueli i dy ekipeve nga zona e rrezikshme, nuk e nxorri asnjërën nga zona e alarmit.