BEFASIA NË KRYE TË PREMIER LEAGUE
Leicester, mbyll xhiron si lider
21 November, 2015 @21:15
Leicester City nën drejtimin e Claudio Ranierit është lider i Premier League-së dhe këtë post do ta mbajë së paku deri në xhiron e radhës.
Humbjet e Manchester Cityt dhe Arsenalit, nga Liverpool, përkatësisht West Bromwich Albion, kanë bërë që ‘dhelpërat’ të mbajnë kryesimin me 28 pikë, të arritura sot me fitore ndaj Newcastle United si mysafir 0-3.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Përndryshe, Jamie Vardy, sulmues i ekipit, ka arritur rekordin e Ruud Van Nistelrooyit, duke shënuar në 10 ndeshje të Premier League radhazi. Vardy është 28 vjeç dhe ka shënuar 13 gola këtë stinor në Premiership, derisa vetëm 4 vite më parë ka luajtur në ligën e pestë angleze, National Conference League, për Halifaxin dhe Fletëoodin.