PRAPASKENAT
Me lopatë sulmojnë lojtarin
21 November, 2015 @20:39
Futbollisti i Gjilanit, Betim Haxhimusa, është sulmuar nga disa persona që thotë se janë të klubit të Ferronikelit, pas ndeshjes së sotme, derbi Ferronikeli 1-1 Gjilani.
Haxhimusës i është thyer dora në këtë rast, kur ka tentuar ta mbrojë kokën e tij, pasi që u sulmua përveç tjerash edhe me lopatë!!!
“I kam shpëtuar vdekjes, pasi që mbrojtja kokën me duar. Dora m’u thye, ndërsa tani do të duhet të operohem. Po të më qëllonte në kokë, jeta ime do të rrezikohej,” ka thënë vetë Haxhimusa për Telegrafin sot.
Ndeshja ndërmjet Ferronikelit dhe Gjilanit sot ka kaluar në një rivalitet të theksuar edhe në fushë edhe jashtë saj, derisa elektrizimi i lojtarëve ka qenë qartë i dallueshëm edhe nga televizioni sot.