ARSENAL MPOSHTET PAS 2 MUAJVE
Humbje, pas dy muajve
21 November, 2015 @17:49
Ishte 19 shtatori kur Arsenal ishte mposhtur për herë të fundit në Premier League, kur u mposht nga Chelsea.
Prej asaj kohe ekipi i Arsene Wenger ka parë vetëm ngritje duke i bërë luftë Manchester Cityt në krye të tabelës, deri sot.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
West Bromwich Albion ka arritur të rikthehet në lojë, edhepse Arsenal udhëhoqi përmes golit të Olivier Giroud.
Për më tepër, rastin ideal për barazim e kishte Santi Cazorla, që dështoi të shënojë nga pika e bardhë, kur rrëshqiti para topit dhe topi përfundoi në tribuna.
Kjo ka qenë humbja e tretë e Arsenalit këtë stinor në Premier League.