REKORD I RRALLË I BESËS
Besa, pa gola të pranuara në vjeshtë
22 November, 2015 @21:10
Besa e Pejës, nën drejtim të Arbnor Morinës ka arritur një rekord të rrallë. Nga 8 ndeshje të zhvilluara në “Shahin Haxhiislami” në stinorin vjeshtor, ata nuk kanë pranuar asnjë gol në portën e tyre të mbrojtur nga Valmir Bytyqi.
LISTA E PËRGJITHSHME E PORTAVE TË PAPREKURA
Bytyqi i ka falenderuar edhe ekipit për këtë arritje të tij, derisa Besa në anën tjetër është edhe ekipi i parë në Superligë në renditjen e portave të paprekura ku nga 16 xhiro të zhvilluara deri sot, 10 i kanë kaluar pa gol të pranuar në përgjithësi.
Në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor, Besa luan si mysafire e Lirisë, prandaj më nuk ka ndeshje në Pejë deri në pranverë.