Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA DËNON MALAZEZËT

Buducnosti e Iskra, dënohen për fyerjet raciste ndaj ekipeve shqiptare

Buducnosti e Iskra, dënohen për fyerjet raciste ndaj ekipeve shqiptare


23 July, 2022 @9:33

UEFA-ja ka dënuar ekipin e Buducnostit që eliminoi Llapin në rrethin e parë kualifikues për në Ligë të Konferencës.

Fyerjet raciste ndaj shqiptarëve, pankartat raciste dhe ofendimet e përgjithshme të tifozëve të ekipit nga Podgorica, i kanë kushtuar ekipit të Buducnostit 35 mijë e 375 euro dhe mbylljen e tribunës së tifozëve, për ndeshjen e radhës si vendas në gara evropiane.

Dhjetë mijë e 125 euro ka qenë dënimi për hudhje të gjësendeve në fushë, kur tifozëria gjuante drejt bankës dhe lojtarëve të Llapit.

Mbi 5 mijë euro ka qenë dënimi për ndezjen e mjeteve piroteknike, ndërsa 20 mijë për pankartën me mesazh racist ndaj shqiptarëve, bën të ditur Indexi kroat.

Në anën tjetër, edhe ekipi i Iskrës së Danilovgradit ka marrë dënim prej 10 mijë eurove dhe të mbyllë tribunën e tifozërisë në ndeshjen tjetër si vendas në gara evropiane, për shkak të sjelljeve raciste të tifozërisë në përballje me Laçin e Shpëtim Duros.

Dënimin për tribuna, ekipi në fjalë do ta vuajë në sezonin tjetër, nëse del në gara evropiane, pasi që Laçi e eliminoi atë në rreth të parë.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League