Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - PRISHTINA

Bujar Pllana për fitoren e Prishtinës, Drenica në rrezik serioz

Foto. FC Prishtina / Facebook

Bujar Pllana për fitoren e Prishtinës, Drenica në rrezik serioz


18 March, 2023 @15:01

Dy fitore në dy ndeshjet e para të Prishtinës pas largimit të Ismet Munishit!

Pas fitores në Kupë në mesjavë, Prishtina e drejtuar nga Debatik Curri sot fitoi 0-1 (Bujar Pllana 33’) ndaj Drenicës në “Bajram Aliu”.

Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi mbrojtësi Bujar Pllana i Prishtinës në minutën e 33’. Një goditje të kthyer nga pritja e portierit Gjoka, Pllana e çoi në portë, e ky gol në fund doli të ishte vendimtar për Prishtinën.

10 minuta para golit të shënuar, Prishtinës iu anulua një gol për shkak të pozitës jashtë loje. Ai gol u shënua nga Leotrim Kryeziu.

TABELA AKTUALE

Përkundër zëvendësimeve ofansive të Devollit në pjesën e dytë, Drenica nuk arriti ta gjente dot golin e barazimit, për t’u mposhtur kështu për herë të 15 këtë sezon.

Krejt në fund të ndeshjes (90+5’), Ardit Nika i Prishtinës u përjashtua me karton të kuq dhe në portë për Prishtinën hyri mesfushori Mërgim Pefqeli. Për fatin e mirë të Prishtinës, nga goditja e dënimit që çoi te përjashtimi i Nikës, Drenica nuk gjuajti saktë në portë dhe ndeshja u mbyll 0-1 për Prishtinën.

Kështu, Drenica e rrezikon edhe më shumë rënien nga elita e futbollit kosovar, kurse Prishtina për momentin është e katërta në renditje.

Xhiron e ardhshme, Prishtina e pret Trepçën ‘89, kurse Drenica i shkon Dritës në Gjilan.


 
Të gjitha lajmet nga