PRISHTINA KALON KAMPIONIN PËR TË ARRITUR GJYSMËFINALEN
Prishtina eliminon Ballkanin nga Kupa!
15 March, 2023 @15:01
Vetëm disa ditë pasi larguan Ismet Munishin nga pozita e kryetrajnerit, nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm të ekipit Debatik Curri, Prishtina ka arritur të mposht në çerekfinale të Kupës së Kosovës kampionin aktual, Ballkanin dhe të sigurojë një vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Në fakt, Ballkani e nisi me gol ndeshjen kur Albion Rrahmani shënoi, por goli i tij u anulua nga VAR! E pak para fundit të pjesës së parë Prishtina fitoi penallti, për të realizuar atë Kreshnik Uka dhe për të çuar ekipin e tij në pushim 15-minutësh në epërsi.
Derisa Ballkani kërkonte të bënte më shumë në pjesë të dytë, Prishtina reagoi shpejt me Leotrim Kryeziun, që asistoi te Genc Hamiti për përfundimtaren: Prishtina 2-0 Ballkani [Kreshnik Uka 45+3pen., Genc Hamiti 58].
Kampionët edhe pse tentuan më shumë, nuk arritën assesi të thyejnë mbrojtjen e kryeqytetasve dhe me këtë ndeshje janë përshëndetur nga mundësia për të fituar kurorën e dyfishtë këtë stinor.