Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BULLGARIA - KOSOVA

Bullgaria vs. Kosova, të shitura vetëm 25% të biletave

TOPSPORTI / A.P

Bullgaria vs. Kosova, të shitura vetëm 25% të biletave


10 June, 2019 @18:49

Pak orë para ndeshjes, përfaqësuesi i The Guardian në Bullgari ka njoftuar që për ndeshjen Bullgari vs. Kosovë janë shitur rreth 8000 bileta, një numër aspak i kënaqshëm.

Stadiumi ku do të luhet ndeshja ka kapacitet prej 43 mijë ulëseve, dhe sipas gazetarit të Guardianit për ndeshjen e sotme janë shitur vetëm rreth 25% të biletave.

Të pranishëm në stadium do të jenë edhe tifogrupi “Dardanët”, derisa arsyeja që te bullgarët janë shitur pak bileta thuhet të jetë forma tejet e dobët e përfaqësueses së tyre në vitet e fundit.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për kualifikim drejt kampionatit evropian të vitit të ardhshëm.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani