Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E SELEKTORIT

Bunjaki: Kemi bërë më të mirën sonte

Bunjaki: Kemi bërë më të mirën sonte


25 March, 2022 @23:26

Selektori i ri i kombëtares U21 të Kosovës, Albert Bunjaki, ka vlerësuar paraqitjen e lojtarëve në përballje ndaj Sllovenisë U21.

Kosova U21 ka barazuar 0-0 ndaj sllovenëve sonte, ndërsa pika e fituar ka qenë mjaft e vlerësuar nga Bunjaki, duke ditur që kjo është ndeshja e parë nën drejtimin e tij si dhe kualifikimet tashmë po përdoren për përgatitje për ato të radhës, ngase te këto aktualet gjasat janë shuar.

“Performancë e mirë duke ditur se kemi pasur 2-3 stërvitje, duke ditur që Sllovenia ka një gjeneratë tepër të mirë. Probleme me ta ka pasur edhe Anglia dhe kjo ka qenë forma e vetme që kemi mundur të luajmë ndaj tyre, edhe pse kemi mundur lehtë të arrijmë deri te goli,” ka thënë në fillim të deklaratës së tij pas ndeshjes Bunjaki.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për lojtarët që vinë nga Superliga, duke ditur se sonte kanë qenë katër lojtarë që shijuan ndeshjen.

“Më parë konkurrenca ka qenë më e madhe te Kosova. Lojtarët e rinj duhet të kenë më shumë hapësira te klubet. Ka klube që kanë moshë të vjetër mesatare, ndërsa ka klube që i japin hapësirë të rinjëve. Valmir Veliu është shembull i mirë, ai ka shpirt luftarak dhe më gëzon,” ka thënë ndër të tjera Bunjaki.

Kosova U21 është e parafundit në Grupin G kualifikues për evropianin 2023 pa gjasa për të shkuar tutje, ndërsa ndeshja e radhës është përsëri ndaj Sllovenisë U21, por tash si mysafir.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova